Aktualitet

Tjetër vlerësim ndërkombëtar për Dua Lipën – Fiton çmimin amerikan AMA për këngën më të mirë pop








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:31 - 23/11/20 |
mapo.al

Një tjetër vlerësim ndërkombëtar për Dua Lipën, gjatë ceremonisë së djeshme të “American Music Awards”.



Kosovarja 25-vjeçare, e lindur në Londër, fitoi çmimin prestigjioz të këngës më të mirë pop, duke “mundur” rivalë të njohur si The Weeknd dhe Post Malone.


Kënga në fjalë është “Don’t start now”, pjesë e albumit që doli në tregun ndërkombëtar gjatë vitit, i quajtur “Future Nostalgia”, që ka ngjitur tashmë Lipën në rangun e artisteve me famë botërore.




Në ceremoninë AMA, në një format të pazakontë për të respektuar masat anti-covid, çmimin për Artistin e vitit e fitoi amerikania Taylor Swift, ashtu si dhe titullin e artistes femër të preferuar, edhe pse ylli amerikan nuk ishte e pranishme në ceremoni. “Artisti mashkull i preferuar” u fitua ndërkohë nga Justin Bieber.




1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas