Një tjrtër zjarr ka rënë në fshatin Tej-Drinë të Kukësit në njësinë administrative të Ujimishtit. 20 punonjës të forcave zjarrfikëse të Kukësit të cilët po punojnë për shuarjen e tij kanë shkuar në vendngjarje. Terreni malor e vështirëson edhe ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Si pasojë e kësaj ndërhyrja është bërë me pompa uji.
Nga zjarri nuk rrëzikohen banesa. Ky nuk është rasti i vetëm i zjarreve në këtë qark gjatë kohëve të fundit. Sipas prefekturës të gjithë këto zjarre janë të qëllimshëm.