Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku nga një përplasje me armë zjarri, 3 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një i huaj. Report Tv ka mësuar i huaji është nga Kolumbia. Dy shqiptarët e vrarë janë Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik. Tre personat kanë qenë në një makinë dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Dyshohet se përplasja me armë lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit. Pak orë më parë, Report Tv publikoi edhe një shkrim lidhur me tentativën e rrëmbimit të biznesmenin Aurel Guni. (LEXO KËTU)
Vijon…
Zbulohen detaje për të huajin që u ekzekutua në Elbasan, kishte ardhur nga Kolumbia