Makina pa targa tërheq zvarrë qenin në Durrës
Pamje të rënda vijnë nga qyteti i Durrësit, ku një makinë, furgon pa targa, tërheq zvarrë një qen, i cili nuk dihet nëse është i ngordhur apo jo.
Kafsha duket që ka marrë plagë në pjesën e shpinës, për shkak të tërheqjes.
Atij i janë lidhur këmbët me një tel, i cili përfundon në makinë dhe bën të mundur tërheqjen e kafshës.