Bota

Tokio anulon fluturimet në pritje të tajfunit Faksai





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:36 - 08/09/19 |
mapo.al

Japonia ka anuluar udhëtimet me tren dhe fluturimet në Tokio, në përgatitje pas paralajmërimeve për goditje nga tajfuni Faksai.


Erërat e forta deri në 216 km në orë dhe reshjet e mëdha të shiut pritet të përfshijnë këtë rajon gjatë natës, sipas raportimeve të Agjencisë Meteorologjike të Japonisë. Faksai mund të shkaktojë deri në 300 milimetra shi në 24 orët e ardhshme, thotë agjencia.


Transmetuesi kombëtar NHK ka paralajmëruar se erërat e forta mund të shkaktojnë dëme të mëdha materiale ndërsa reshjet mund të sjellin vërshime dhe rrëshqitje të dheut.


Kompania Hekurudhore e Japonisë tha se do të anulojë rreth 50 shërbime të trenit të linjës Tokio-Osaka.


Edhe kompanitë ajrore të Japonisë thanë se kanë anulur një numër fluturimesh nga Tokio në dy aeroportet, duke shtuar se mund të anulohen edhe fluturime të tjera të hënën. /Rel/


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas