Aktualitet

Tokyo 2020/ Garojnë Kadiu dhe Kandirolli në not, nuk arrijnë të kualifikohen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:45 - 27/07/21 |
mapo.al

Sot garuan në not dy sportistë shqiptarë, notari kuqezi Kledi Kadiu në 100 m stil i lirë e gjithashtu ai dardan, Olti Kondirolli.






Edhe pse duhet pranuar që është një sport ku nuk kemi shumë traditë dhe konkurrencë të dy sportistët shqiptarë nuk arritën të kualifikohen më tej.


Kondirolli garoi në baterinë e parë dhe përfundoi në vendin e dytë me kohë 54:33 që nuk ishte e mjaftueshme mes 9 baterive që të avanconte më tej pasi vetëm 16 të tillë kishin fatin ta bënin.









Ndërkohë në baterinë e tretë garoi Kledi Kadiu i cili u rendit i pesti në këtë bateri me kohën 51:65 e cila në kohën totale mes 9 baterive ishte rezultati i 52-të.



Kështu mbyllet aventura për të dy notarët, të cilët nuk arrijnë të bëjnë më mirë edhe pse duhet thënë edhe njëherë që në not nuk kemi ende një konkurencë të forte me rezultate të mira.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas