Aktualitet

Tom Cruise, protagonist në filmin e parë që do të xhirohet në Hapësirë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 24/09/20 |
mapo.al

Tom Cruise do të jetë protagonist në filmin e parë që do të realizohet në hapësirë.


Filmi, xhirimet e të cilit do të nisin në tetor të 2021, do të financohet nga Space X e Elon Musk.


Konfirmimi vjen nga pamjet që janë shpërndarë në Twitterin e Space Shuttle Almanac, ku tregohet lista e Vendeve dhe e personave të përfshirë në udhëtimet hapësinore të parashikuara për 3 vitet e ardhshme.


Në atë të tetorit që vjen 2021 është pikërisht edhe emri i aktorit. Përveç Tom Cruise lista përfshin pilotin Lopez-Alegria dhe një ‘turist’ të dytë, Doug Liman.


Liman është autor i The Bourne Identity, Mr. & Mrs Smith, si dhe i dy filmave më të fundit me Cruise Edge of Tomorrow – e Barry Seal – si dhe një ‘Histori amerikane’.


Ekziston edhe një vend bosh për një tjetër pasagjer, por emri i tij është akoma i panjohur. Me një buxhet prej 200 milion dollarë si Cruise ashtu dhe Liman kanë një patentë piloti.

Shpenzimet për filmin janë rreth 2 milion dollarë dhe Nasa ka dhënë bekimin e saj për këtë projekt.

“Jemi entuziast për të punuar me Tom Cruise në një film në bordin e Stacionit Hapësinor.

Kemi nevojë për media të njohura që inspirojnë një brez të ri inxhinierësh dhe shkencëtarësh, për të bërë realitet planet dhe ambiciet tona”, thonë përfaqësuesit e NASA-s.


Etiketa: , , ,

Pas