Sunday, June 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tomini: Asnjë prej rasteve me Delta nuk janë të shtruar në spital

by mapo.al
28/07/2021
in Aktualitet, Shëndeti
0

Zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini deklaroi në “Log” me gazetarin Endri Xhafo se asnjë prej rasteve të konfirmuar me variantin Delta në Shqipëri nuk janë të shtruar në spitalin Infektiv.

Tomini theksoi se transmetueshmëria e lartë e këtij variant ka bërë që strukturat të jenë në alert, duke theksuar se rastet aktuale kanë klinikë të lehtë.

“Kemi 21 mostra me variantin Delta. 6 prej tyre janë të vaksinuar me vaksina të ndryshme. Nuk ndryshon asnjë masë tjetër. Kemi një situatë e cila është duke u monitoruar. Edhe pse kishim sinjale dhe të dhëna mbi histori udhëtimi, mostrat u dërgua në Berlin. Kishim indicie dhe dyshime. Jemi brenda të njëjtës klasë.

Pavarësisht se Delta ka transmetueshmëri të lartë, respektimi i masave janë të njëjta. Transmetueshmëria është nga kriteret që bën që të gjithë strukturat të jenë në Alert. Pavarësisht nga historiku, të dhënat që janë në sistem, kanë një historik të fillimit të shenjave në fund të majit. Dhe kuptohet që periudha e tyre në disa raste është mbyllur për shkak të klinikës së lehtë. Rastet aktuale kanë një klinikë të lehtë, nuk kanë klinikë të agravuar. Kanë shenja të përgjithshme virale.

Është shumë e rëndësishme të mos neglizhojmë asnjë shenjë. Rastet që janë të shtruar në spital janë të konfirmuar me COVID. Mostrat e dyshuara dërgohen drejt Berlinit. Nuk kemi të shtruar të përcaktuar me Delta të shtruar në spital. Shenjat e humbjes së nuhatjes apo shijes nuk janë gjetur në mënyrë sistematike te rastet me Delta. Diferenca është se nëse te rastet e mutacioneve të tjera, ose të infektuar me COVID, në këtë rast kemi rrufë, temperatura, dhimbja e fytit”, u shpreh zv/ministrja.

Ajo theksoi se nëse një individ është i pavaksinuar, i lë terren Deltës për t’u përhapur.

“Pavarësisht nëse është Delta apo COVID, hetimi duhet të jetë sa më i saktë, pavarësisht nëse është mutacion apo jo. ISHP i ka kapacitetet në detektimin me anë të PCR apo studimin e kontakteve edhe në rastet e historive të udhëtimit nga vendet ku Delta është përhapur më shumë. Sinjalet që ne dërguam u konfirmuan në Berlin.

Është e rëndësishme të dihet jo vetëm nga ana e popullatës, të dihet që Delta është prezent. Në ecurinë e pandemisë edhe Shqipëria nuk ka mbetur mbrapa për konfirmimin e mutacioneve. Është e rëndësishme të dihet prezenca që të merren masa. Nëse një individ është i pavaksinuar i lë terren Deltës për t’u përhapur”, tha ajo.

Tags: deltaEugena TominiKoronavirusiSpitali Infektiv

JU SUGJEROJME

Denoncimi në polici, deputetit i vidhen 50 euro në banesë   
Kosova

Denoncimi në polici, deputetit i vidhen 50 euro në banesë   

26/06/2022
Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
Bota

Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje

25/06/2022
“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s
Bota

“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s

25/06/2022
Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim
Bota

Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim

25/06/2022
Next Post
“Shpërthen” Nishani: Basha zhgënjimi më i madh në politikë, dështim për PD

"Shpërthen" Nishani: Basha zhgënjimi më i madh në politikë, dështim për PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Denoncimi në polici, deputetit i vidhen 50 euro në banesë   
  • Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa në Kiev, shpërthime mbi zonat e banuara
  • Moti / 10 gradë më pak në 24 orë, ja kur pritet të thyhet i nxehti përvëlues
  • Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
  • “Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In