Aktualitet

Tomorri: I tall kontrollorët për pagat, drejtoresha e tyre që merrte 6 mijë euro në muaj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:57 - 07/04/21 |
Klodian Tomorri

Pjesa më prekëse tek reagimi i qeverisë për krizën e Rinasit, ishte kur ministrja e infrastrukturës publikoi pagën e atij punonjësit grevist të Albcontrolit, që merrte 4 mijë dollarë dhe nisi ta ironizonte.





“Ky-tha ministrja- merr 8 herë më shumë se një shqiptar i zakonshëm. Por është i stresuar sepse nuk i dalin kaq lekë, kërkon që të marrë 15 herë më shumë. Ky është turp”- tha ajo. Prekëse. Shumë prekëse.


Ministrja e Infrastrukturës ka qenë për disa vite rresht drejtoreshë e Albcontrol. Unë e mbaj mend shumë mirë atëherë, kur sapo mori detyrën doli para mediave dhe tha:




“Unë e kam rrogën 6 mijë euro. Turp të më vijë, që marr 20 herë më shumë se sa shqiptari mesatar. Si e majtë që jam, nuk e pranoj këtë pabarazi skandaloze. I bëj thirrje Këshillit Mbikëqyrës që të më ulë menjëherë rrogën se nuk mundem ta përballoj dot këtë turp.”


Por fatkeqësisht Këshilli Mbikëqyrës i asaj kohe nuk dëgjoi dhe nuk e uli rrogën. Domethënë ministrja, u detyrua të merrte me pahir, kundër dëshirës, 6 mijë euro në muaj.


Ps. E vetmja mundësi për të mos shkalluar këtu, është t’i marrësh gjërat me humor.

1



CLOSE
CLOSE
Pas