Aktualitet

Tonelata marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë, si u shkatërrua grupi kriminal














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:49 - 05/05/21 |
mapo.al

Mediat italiane së fundmi kanë shkruar rreth një grupi trafikantësh nga Nigeria dhe Shqipëria të cilët planifikonin që të dërgonin në Itali tonelata marijuane. Janë arrestuar 52 persona që i përkisnin klanit shqiptaro-nigerian. Bëhet fjalë për rreth 2 milionë euro drogë që u kap gjatë arrestimeve. Hetuesit thonë se kjo është vetëm maja e ajsbergut






Sipas artikullit, kemi të bëjmë me një pakt të madh midis klanit shqiptar të Vlorës dhe atyre nigerian të lidhur me “Macet e Zeza” dhe grupin “Eiye”, pakt i blinduar në kuadër të operacionit, për të transportuar tonelata droge nga Europa Lindore dhe përmes Pulias, për ta çuar atë në Romë. Nga atje në sheshet e gjysmës së Italisë, nga Napoli në Brescia.


Ndërkohë për autoritetet italiane, drejtuesit e kësaj organizate kriminale janë Geraldo Bejaj dhe Sule Momodu, rreth 30 vjeç, që sunduan radhët e kësaj organizate të çuditshme transversale dhe të blinduar që menaxhonte trafikun e drogës në të gjithë vendin.







Ndër të tjera në artikull theksohet se një nga drejtuesit i ka porositur njërëzit e tij për disa kilogramë kanabis, dhe tjetri, pasi mori mesazhin përmes korrierëve të ndryshëm u përgjigj: “Nuk ka problem“.



Në këtë pakt nuk ka asnjë gjurmë të Cosa Nostra, Camorra ose ‘Ndrangheta. Ndërkaq gjatë javëve të fundit, prokuroria e Romës e drejtuar nga Michele Prestipino, me kërkesë të zv/prokurores Nadia Plastina e cila koordinoi dy vjet hetime të karabinierëve dhe çuan në arrestimin e 52 personave që i përkisnin klanit shqiptaro-nigerian.



Duke shfletuar mijëra faqe përgjimesh, gjurmimesh dhe raportimesh, rezulton se si trajtohej trafiku nga kjo marrëveshje e madhe. Dhe përtej kapjeve të bëra gjatë arrestimeve për një vlerë prej rreth 2 milion euro drogë, dyshimi i hetuesve është se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

E sigurt është që përmes kësaj marrëveshje, Sule Momodu, sipas zyrës së prokurorit, do të kishte menaxhuar furnizimin e qendrave tregtare jo vetëm në Romë, por edhe në Brescia, Parma, Isernia dhe Napoli.

Ndërsa Bejaj ishte pika e kontaktit për dërgesat jo vetëm në Romë por edhe për ato në Venecia, Verona dhe Firence. Pas dy vitesh hetimi, e njëjta prokurore vëren me habi se organizata, e cila, megjithëse kaloi dhe operoi në territore që janë simbolike të mafieve italiane, nuk duket se kishte pasur ndonjë kontakt me italianët të lidhur me krimin e organizuar.

Lexo edhe :  “Suning Group” pranë falimentimit/ Interi del në shitje

Sipas mediave italiane ky është një hetim që ka nisur që në vitin 2018, dhe në kuadër të dokumentave që janë zbuluar janë bërë një sërë arrestimesh në Romë, përkatësisht në zonën që përfshin stacionin hekurudhor Romë-Tiburtina dhe stacionin e autobusëve Tibus, të vendosur në Via Largo Guido Mazzoni”.

Nga këto ndalesa të para vjen mekanizmi i transportit me autobus, nga Pulia në Romë. “Kryeqyteti pas një viti hetimesh ka rezultuar të jetë bërë qendra e klasifikimit për tonelata marijuanë që janë përcjellë në territorin romak për t’u devijuar më pas në të gjithë Italinë dhe madje edhe jashtë saj (Gjermani, Austri dhe me të gjitha gjasat vendet e tjera fqinje evropiane)”-vunë në dukje hetuesit.

Të gjithë të dyshuarit shqiptarë vijnë nga Vlora, ​​toka marijuane në brigjet përtej Pulias dhe transportohet në kryeqytet me korrierë me anë të autobusëve të planifikuar ose me automjete të organizatës transversale.

Droga paketohet me të njëjtin paketim me shirit ngjitës, por shumë shpesh me ngjyra të ndryshme për të dalluar paketimet bazuar në sasinë. Çmimi fiks për tregtarët si kompensim: 50 euro për çdo kilogram të shitur. Sipas hetuesve, referenca në Itali e aksit nigerian-shqiptar ishte Sule Momodu dhe në krahun e tij të djathtë Bekim Fisti. Sule u përgjua disa herë me bashkëbiseduesit shqiptarë të cilëve u dërgoi mesazhe me kërkesa: “Tre kile menjëherë“, “katër kile menjëherë“.

Ndërkohë ajo që theksohet është se i pari i kësaj organizate ishte Bejaj që koordinonte transportin e drogës pas mbërritjes me gomone në Pulia dhe që sipas informacioneve komunikonte me numër shqiptar.

Gjithashtu Bejaj organizon një samit me disa bosë shqiptarë në qendrën tregtare Roma Est përmes Collatina. Ndërsa nga ana tjetër organizata kriminale nigeriane përbehej nga disa grupe të cilët ushtronin veprimtarinë e tyre në kryeqytetin Italian.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas