Kreu i shtetit u pyet nga gazetari Endri Xhafo në lidhje me gjobën që ka marrë në ditelindjen e aktorit Bes Kallaku.
Meta këto i quajti marifete të ulëta.
Si edhe shoqërimin e Kastriot Islamit, apo largimin nga fusha të Andi Lilës.
Por Meta, i kujtoi policët, që të mos guxojnë të prekin një votë të vetme në zgjedhjet që po vijnë.
“Po ju them, nëse një polic i vetëm, do të guxojë të bëhet pjesë e prekjes së një vote të vetme, do të përfundojë nën këmbët e popullit si policët e Mubarakut”, u shpreh Meta me tone të larta.
Ish-presidenti i Egjiptit, Mubarak, u rrezua me protesta të ashpra popullore dhe shkoi para drejtësisë.
1
Etiketa: Ilir Meta, Prekja e votes, tone te ashpra