Aktualitet

Tonin Vocaj në “filtrat” e Vettingut





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 12:53 - 11/12/19 |
mapo.al

Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, do të jetë sot përballë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit për t’iu nënshtruar procesit të Vettingut. Seanca dëgjimore do të mbahet në orën 12:00.


Seancat e Vettingut në polici nisën zyrtarisht në 5 nëntor, ku i pari që doli para komisionit ishte Oltion Shehu, shef i ankesave në Tiranë, i cili u përjashtua nga policia, ndërsa i dyti Adriatik Ago, zëvendës drejtor i SHÇBA-së, u konfirmua në detyrë.



Ndërkohë Ernest Dimashi me funksion drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit u largua nga detyra me dorëheqje pak javë para se të niste Vettingu.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas