Sunday, April 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tony Blair me parti të re politike?! Gjenerim elitash sipas stilit Macron

Ish-kryeministri bashkohet me Emily Maitlis për të mbajtur një konferencë me titull "E ardhmja e Britanisë" në Londër

by us er1
28/05/2022
in Bota, Globi, Kryesore
0

Tony Blair po bashkon elitën politike dhe të biznesit për t’u mbledhur në një samit veror të organizuar së bashku me një grup të rinjsh të qendrës të cilët janë frymëzuar nga En Marche e Emmanuel Macron.

Ish-kryeministri laburist do të mbajë një konferencë me temë “E ardhmja e Britanisë” më 30 qershor. Takimi do të promovojë zgjidhjet që jep Blair për të ndihmuar në mbushjen e “zbrazëtirës” që është krijuar në politikën britanike.



Organizatorët duan që në takim të marrin pjesë një sërë personalitetesh. Presidenti francez dhe ish-sekretari i Jashtëm laburist David Miliband. Gjithashtu në agjendë është ekonomisti i administratës Obama, Larry Summers. I ftuar tjetër pritet të jetë ish-udhëheqësi  i Tory-t skocez, Ruth Davidson.

Konferenca po organizohet nga Instituti Tony Blair dhe Projekti Britanik, i cili u krijua nga një grup mbështetësish të qendrës në vazhdën e fitores së madhe të Boris Johnson në zgjedhjet e vitit 2019 dhe Brexit.

Konferenca do të drejtohet nga Emily Maitlis dhe Jon Sopel, dy moderatorët e njohur që u larguan nga BBC për të drejtuar një emision të ri podcast i cili transmetohet në radio “Global” nga fillimi i  këtij viti. Zoti Toni do të jetë ndër folësit kryesorë.

Instituti Tony Blair ka këmbëngulur se konferenca nuk ka të bëjë me fillimet dhe krijimin e një partie të re politike. Megjithatë, samiti do të ngjallë spekulime se grupi përfundimisht do të zhvillohet në një parti pas lëvizjes majtas në partinë Laburiste që kur zoti Tony u largua nga detyra .

“Ka njerëz që mendojnë se kjo është partia e qendrës së re embrionale, por askush nuk dëshiron ta thotë këtë”, deklaroi një burim i cili kërkoi që të mbetej anonim për publikun.

Bordi këshillues i Projektit Britanik përfshin një numër ish-deputetësh dhe ministrash të ngrirë nga partitë e tyre nga politika më pak centriste. Ai përfshin ish-ministrat konservatorë të izoluar nga partia pas Brexit, Rory Stewart dhe David Gauke, dhe ish-deputetët Angela Smith dhe Luciana Berger, të cilët u larguan nga Laburistët për t’u bashkuar me Change UK.

Tony Blair e përmendi për herë të parë punën në konferencë në fjalim të janarit, ndërsa paralajmëroi për një “vrimë të hapur në qeverisjen e Britanisë ku është e domosdoshme që të fute idetë të reja”.

Ai tha se Brexit, teknologjia dhe ndryshimet klimatike janë tre “ndryshime revolucionare” për të cilat Mbretëria e Bashkuar nuk është “e përgatitur”.

Blair  tha: “Ne duhet ta bëjmë ekonominë tonë shumë konkurruese, të tërheqim talente të klasit botëror dhe ta bëjmë pavarësinë tonë nga BE-ja një platformë për rritje ekonomike.

“Por ka nevojë për një plan, në të cilin ka shkuar puna e palodhur dhe mendimi. Detajet e politikës. Analiza strategjike. Aktualisht, nuk ka një të tillë.”

Një zëdhënës i Institutit Tony Blair tha: “Ngjarja nuk ka të bëjë fare me krijimin e një partie të re politike. Është një konferencë idesh.”

Një zëdhënës i “Britain” Project shtoi: “Projekti Britanik u krijua si një hapësirë ​​shumë e nevojshme mbledhjesh për idetë progresive, duke punuar me njerëz nga të gjitha traditat politike. Ne nuk jemi dhe nuk kemi as ambicie apo nuk duam të jemi parti politike. 

Kjo do të jetë një konferencë idesh që do të tregojë mundësinë politike për politikën progresive në Britani dhe nevojën për një plan ambicioz që do të formësojë vendin për dekadën e ardhshme.

Kjo konferencë dhe përfshirja jonë me të dy partnerët, nuk ka të bëjë fare me themelimin e një partie të re politike në Mbretërinë e Bashkuar.” /Përgatiti: Liberale.al/

Tags: MacronParti e rePolitiketony blair

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Next Post
Ish-ministri i Arsimit: Mungojnë programet që i ndihmojnë nxënësit të zgjedhin universitetet më të mira

Ish-ministri i Arsimit: Mungojnë programet që i ndihmojnë nxënësit të zgjedhin universitetet më të mira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In