Në Top vazhdojnë ikje ardhjet dhe askush nuk di të thotë kur do ndalojnë e rikthehet puna normalisht.
I fundit është imazhi i këtyre 6 vjetëve, fytyra ne e rëndësishme e lajmeve të këtij TV, Arlind Isai.
Gazetari i zgjedhur nga ish-drejtori Sokol Balla, tani do t’i lërë vendin një imazhi të ri. Ja çfarë thotë ai:
“Dita e shtunë, ishte dita ime e fundit në Top Media. Dua të falënderoj dhe të përshëndes këdo që ishte pjesë e udhëtimit tim 6 vjeçar aty. Kam kaluar 6 vite fantastike, si pjesë e Top Albania Radio, Top News dhe Top Channel. Falënderime të veçanta për Genc Shkodrën, Florian Gjergjin, Indrit Topin, që më hapën të parët derën e shtëpisë së bukur dhe cool, të Top Albania Radios; Sokol Ballës, Altin Krekës, Pandi Gjatës e Bujar Kokonozit, që më dhanë mundësinë dhe më ndihmuan të jem imazh i TV më të madh në vend. Jo më pak të rëndësishëm janë dhe kolegët e mi dhe stafi teknik, pa të cilët, këto 6 vjet nuk do kishin qenë eksperienca më e bukur profesionale dhe jetësore që kam kaluar. Kam marr përsipër një sfidë tërheqëse, por edhe të vështirë në të njëjtën kohë. Do të shihemi dhe dëgjohemi së shpejti’./