ShowBizz

Top Channel pushon nga puna moderatorin e njohur





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:23 - 05/06/19 |
mapo.al

Kelvi Kadilli raportohet se është pushuar nga emisioni “Pop Culture”, që drejtonte prej më shumë se dy vitesh bashkë me moderatoren Dojna Mema.


Përpos mosmarrëveshjeve të herëpashershme lidhur me respektimin e kushteve të kontratës, burime për Lapsi.al bëjnë me dije se ritransmetimi për të dytën herë i intervistës me këngëtaren Jonida Maliqi, ishte arsyeja që ka sjellë vendimin e pakthyeshëm të drejtuesve të Top Channel, për të pushuar nga puna Kadillin.



E teksa ende nuk dihet nëse Kelvi do ta përfundojë apo jo sezonin e “Pop Culture”, “Indeksonline” shkruan se moderatorin do ta shohim në muajin shtator në ekranin e “Ora News”.


Ndërkohë, Kelvi ende nuk ka reaguar ndaj lajmeve që po qarkullojnë në lidhje me të.


Etiketa: , ,

Pas