Topalli e Ristani fitojnë rrogat në gjykatë, ja shuma që do marrin

Prej dy vitesh, Jozefina Topalli dhe Arben Ristani nuk janë më deputetë, por Kuvendi duhet t’u paguajë të dyve 10 milionë lekë (të vjetra) në total. Ish-deputetët dolën fitues edhe në Apelin Administrativ në përballjen e tyre gjyqësore me Kuvendin.

Topalli e Ristani kërkuan në gjykatë rrogat dhe dietat e padhëna gjatë kohës që bojkotonin parlamentin në periudhat korrik 2014 – janar 2015 dhe shkurt-qershor 2017.



Në vendimin e shpallur në 2 maj 2019, Apeli i dha formë të prerë vendimit të firmosur më herët nga Shkalla e Parë për kompensimin e ish-deputetëve.

Tashmë, ky vendim është i ekzekutueshëm dhe dy ish-deputetët fitimtarë mund të çojnë përmbaruesit për të vjelë paratë e fituara me gjyq. Vendimi në fjalë detyron Kuvendin t’i paguajë 453 mijë lekë ish-kryetares së dikurshme të institucionit, Jozefina Topalli dhe 615 mijë lekë Arben Ristanit. Por këto padi kundër Kuvendit për paga apo dieta të pamarra nuk janë të vetmet në lëmin opozitar.

Vetëm gjatë vitit 2019, 6 ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim i janë drejtuar Administratives për para që i pretendojnë si të mohuara padrejtësisht gjatë bojkotit të fundit parlamentar korrik 2018 – janar 2019.

Paditë e regjistruara i përkasin demokratëve Valentina Duka, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Fatbardha Kadiu e Astrit Veliaj, si edhe LSI-stit Shezai Rrokaj. A ta kërkojnë të kompesohen financiarisht në një shumë që shkon në gati 1.5 milion lekë të rinj në total.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252