Supermodelja gjermane Heidi Klum u ka treguar ndjekësve të saj në rrjetin social “Instagram” se mund të dukesh seksi edhe kur lan dhëmbët.
46-vjeçarja ka publikuar një video ku shihet vetëm me mbathje të zeza dhe me gjoks të mbuluar nga flokët e gjata. Tepër provokuese, Heidi Klum u dëshmoi edhe njëherë 6.3 milionë ndjekësve të saj se jo më kot cilësohet një femër seksi.
Supermodelja është aktualisht në një lidhje dashurie me këngëtarin e grupit “Tokio Hotel”, 29-vjeçarin Tom Kaulitz. Kujtojmë se Heidi është nënë e katër fëmijëve, njëri prej të cilëve u adoptua prej saj në vitin 2009, teksa ishte e martuar me këngëtarin e muzikës soul Seal.
https://www.instagram.com/p/ByuHinIBRea/