Aktualitet

Torino mposht Genoan dhe i largohet zonës së ftohtë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:47 - 16/07/20 |
mapo.al

Një nga sfidat më të rëndësishme të javës së 33-të të kampionatit italian, sa i përket luftës për mbijetesë, ishte përballja mes Torinos dhe Genoas, që përfundoi me fitoren e skuadrës “granata” në shifrat 3-0.






Në Torino u zhvillua një sfidë shumë e luftuar, që startoi mjaft mirë për Genoan, e cila iu afrua disa herë golit, por topin për herë të parë në rrjetë e dërgoi skuadra vendase me anë të Bremer, që gjuajti saktë me kokë pas një krosimi nga këndi.


Genoa provoi të reagojë dhe zhvendosi lojën në gjysmëfushën e Torinos, duke krijuar disa mundësi shënimi, por në momentin më të mirë të kuqebluve ishte mesfushori serb Sasa Lukiç që shënoi një gol spektakolar për vendasit. Në minutën e 90′ ishte kapiteni Andrea Belotti që u nis nga mesi i fushës dhe pasi iu afrua zonës lëshoi një gol të bukur nga distanca, duke vulosur suksesin 3-0.





Me këtë fitore Torino u ngjit në kuotën e 37 pikëve, plot 8 pikë larg zonës së rënies nga kategoria, megjithatë kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund, gara për mbijetesë vijon të mbetet e hapur dhe e ashpër.



Nga ana tjetër Genoa mbetet vetëm një pikë larg Lecces së vendit të 18 dhe javën e ardhshme do të përballet direkt me skuadrën jugore, në një sfidë që mund të vendosë shumë sa i përket luftës për mbijetesën.


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas