Bota

Tornado godet Alabaman në SHBA, të paktën 23 viktima














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:16 - 04/03/19 |
mapo.al

23 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, kanë humbur jetën nga një tornado që goditi Alabaman, duke shkatërruar shtëpitë dhe shkulur pemët. Tornado goditi fuqishëm zonën e Beauregard 100 km në lindje të Montgomery, kryeqyteti i Alamabës. Moti i keq ka përfshirë edhe Gjeorgjian, Floridën dhe Karolinën e e Veriut.






Sipas autoriteteve nuk është parë kurrë një situatë e tillë me një numër kaq të madh viktimash. Mjekët janë shprehur se po trajtojnë dhjetëra të plagosur. Skuadrat e shpëtimit ndaluan kërkimet deri në agim për shkak të rrezikut gjatë natës, raporton CNN.


Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Alabama, pemët janë rrëzuar, disa rrugë dhe shumë shtëpi janë shkatërruar. Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje banorëve të këtij vendi, përmes një postimi në Twitter, që të bëjnë kujdes. “Stuhitë janë shumë të ashpra por mund të bëhet edhe më keq”, është shprehur ai.







1







Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas