Në orën 19:00, Kukësi dhe Torpedo do të luajnë ndeshjen e parë mes tyre, e vlefshme për kualifikueset e “UEFA Europa League”.
Verilindorët duket se kanë lënë pas problemet me pasaportat dhe janë fokusuar vetëm tek ndeshja kundër skuadrës gjeorgjiane. Sulmues Rexhinaldo do ta nisë sfidën nga minuta e parë në majë të sulmit, i mbështetur nga Dzaria.
Në portë starton Frashëri, ndërsa Shametit i është besuar sërish shiriti i kapitenit dhe do të jetë ai lideri i këtij Kukësi në një sfidë shumë të vështirë.