Torres: Titulli më i rëndësishëm në karrierën time

Atletico Madrid fitoi trofeun e Europa League për sezonin 2017-2018, duke mposhtur në finale 3-0 francezët e Marseille.

Fernando Torres luajti vetëm dy minuta në fund. Por kjo nuk i heq meritën për kontributin që dha gjatë këtij sezoni që Atletico të ngrinte lart trofeun e Europa League.



Për sulmuesin spanjoll, ky është sezoni i fundit në “shtëpi”. Debutoi që adoleshent me Atletico Madrid, në vitin 2001 kundër Levantes në Segunda Division, u ngjit në La Liga, u bë kapiten i bardhekuqve dhe më pas “idhulli” i tifozërisë në ekipin mëmë.

Por deri dje, Torres nuk kishte shijuar asnjë trofe me Atletico Madrid.

Ndaj, për sulmuesin spanjoll, ky trofe ka një rëndësi të madhe, sepse siç e pranon pas finales ndaj Marseille, ëndërra e tij ishte që një ditë të fitonte një trofe me ngjyrat e skuadrës që dashuron.

“Është një lumturi që vështirë të shpjegohet me fjalë. Pas një kohe të gjatë, u ktheva te Atletico dhe më në fund bëra realitet një ëndërr që e kisha që fëmijë. Është krenari të bëhesh pjesë e këtij grupi që ka ndryshuar përgjithmonë jetën e njerëzve.

Ishte e vështirë të shpjegonim se çfarë do të thoshte të mbaje veshur fanellën e Atleticos, përtej rezultateve. Duhet të mendojmë se ky është fillimi i diçkaje shumë më të madhe.

Nëse flasim për aspektin e ndjenjave, ky titull me Atleticon është më i rëndësishëm në karrierën time. Kam qenë me fat që kam luajtur në ekipe të mëdha dhe të jem pjesë e gjeneratës më të mirë të futbollistëve spanjollë me të cilët kemi fituar gjithçka.

Por unë kisha ëndërr të fitoja një titull me Atleticon. Kur u largova, nuk mendova se mund të përmbushej, por kjo është ajo që këta njerëz më kanë mësuar, se nëse lufton, mund ta realizosh atë që kërkon”, tha Fernando Torres për mediat spanjolle.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252