Mousa Dembele duket larg Totenhamit, me kontratën e tij që skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
Shumë klube, duke përfshirë italianët, po ndjekin mesfushorin belg, por tani duket se lojtari mund të jetë në shitje që në janar, me skuadrën londineze që shpreson të përfitojë sado pak nga shitja e tij.
Sipas “The Sun”, Totenhami ka nisur bisedimet me dy klubet e Milanos dhe do ta shesë mesfushorin te skuadra që ofron më shumë. Milani shihet si skuadra favorite për shërbimet e 29-vjeçarit, pasi kuqezinjtë nuk kanë një organikë të pasur në mesfushë.