Midis kombëtares italiane dhe Francesco Totit dyert nuk janë mbyllur përfundimisht.Para5 vjetësh, kapiteni i Romës i dha lamtumirën fanelës së kaltër, por tashmë italiani mund të rikthehet përsëri. Gjendja e tij e mirë fizike ka bërë që trajneri i kombëtares Prandeli ta mendojë dhe një herë situatën për 35-vjeçarin. “Në fund të sezonit do të bëjmë bilancin për gjendjen fizike të disa lojtarëve të mëdhenj siç është dhe Françesko. Më pas do të vendosim nëse do të jetë e nevojshmë që të përfshijmë risitë përsa i përket projektit tonë fillestar“. Shanset janë të mëdha dhe gjithçka do të varet nga gjendja e sulmuesit, i cili pasi ka zgjidhur problemet fizike dhe ato me trajnerin Luis Enrike, është rikthyer lider te Roma e tij, ndërkohë që ka qënë autori i një dygolëshi në fitoren 5-1 të kryeqytetësave kundër Çezenës, duke arritur një rekord golash me 211 të shënuar, 1 më shumë se legjendari Greg Nordahl. Françesko Toti u largua nga kombëtarja pas Botërorit të fituar në Gjermani në vitin 2006, por pavarësisht kësaj, ai mund të jetë pjesë e skuadrës që do të përballojë europianin e Polonisë dhe Ukrainës. Ndërkohë, mbëshetje për legjendën verdhekuqe ka ardhur nga një tjetër legjendë. Kapiteni i Juventusit, Alesandro Del Piero lavdëroi rivalin e tij, para ndeshjes të vlefshme për çerekfinalet e Copa Italia, që do të zhvillohet sot në mbrëmje në “Juventus Stadium”. Toti theu rekordin e golave të shënuar për një klub në Serie A, kur me dy golat e tij në fitoren 5-1 ndaj Çezenës, u ngjit në kuotën e 211 shënimeve për verdhekuqtë, duke tejkaluar rekordin e suedezit Nordhal (210) të vendosur me Milanin në vitet e 50-ta. “Ajo që ka bërë Françesko është e jashtëzakonshme. 211 gola me të njëjtën fanellë në Serie A. Ai e meriton kombëtaren” tha Del Piero për mediat italiane.