Aktualitet

Tottenham bën detyrën ndaj LASK, Bale kthehet 4 vite mbrapa








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:03 - 22/10/20 |
mapo.al

Tottenham ka mundur 3-0 LASK-un në ndeshjen e parë të Grupit J të Europa League.



Spurs i kanë siguruar tri pikët në pjesën e parë falë një goli të Lucas (18′) dhe një autogoli të Andrade (27′).


Në pjesën e dytë ka ardhur goli i tretë për skuadrën e Jose Mourinho-s, i shënuar nga Son (84′).



Ka qenë një natë për t’u harruar për Gareth Bale, që për herë të parë që nga 2016-ta (Real Madrid-Sporting) nuk ka bërë asnjë gjuajtje në portë dhe nuk ka krijuar asnjë rast për shokët e skuadrës së tij në një ndeshje si titullar.


Bashkë me Spurs në krye të Grupit J janë edhe belgët e Antwerp, që kanë mundur 2-1 Ludogorets në transfertë.



Etiketa:

Pas