fbpx

Sport

Tottenham në krizë të thellë, Chelsea shkon në krye





               Publikuar në : 19:10 - 09/11/19 |
mapo.al

Tottenham ka zhgënjyer sërish sot, teksa nuk ka mundur të marrë 3 pikë në fushën e vet në Londër, përballë ekipit modest të Shefild.


Vendasit kanë kaluar në avantazh në fillim të pjesës së dytë, ndërsa 12 minuta para fundit, miqtë kanë barazuar. Një nga ekipet më luftarake të Premier League, po konfirmon kështu krizën e thellë ku ka përfunduar, edhe pse sezonin e shkuar, arritën deri në finale e Champions League. Momentalisht, Tottenham eshte në pjesën e poshtme të renditjes me vetëm 14 pikë në 11 ndeshje.



Ndërkohë, Chelesa, ka shfrytëzuar sot rastin dhe gjendjen e mirë të ekipit, për t’u ngjitur në vendin e dytë të tabelës, me 26 pikë, 5 më pak se kryesuesit e Liverpul.


Londinezët mundën Crystal Palace në fushën e tyre me rezultatin 2-0. Drejtimi i kampionatit më të ndjekur në botë, mund të ndryshojë nesër, në përballjen dramatike mes dy pretendentëve absolutë, Liverpul dhe Manchester City, në orën 17 e 30.

Ose djemtë e Klop shkëputën edhe më shumë, ose ekipi i Guardiolës e ngushton diferencën.


Etiketa: , , , , ,

Pas