fbpx

Aktualitet

Tottenham pa busull, humbje turpëruese ndaj Brighton (VIDEO)





               Publikuar në : 15:48 - 05/10/19 |
mapo.alm
Tottenhami duket krejtësisht pa busull, teksa pas turpërimit në Champions me shifrat 2-7 ndaj Bayern Munchen, pësojnë një tjetër disfatë të turpshme në Premier League. Transferta ndaj Brighton duhet të shërbente si një pikë kthese, por të besuarit e Pochetinos janë mposhtur me shifrat 3-0, në një sfidë të gjithën për t’u harruar. Gjithçka nisi keq për “Gjelat”, të cilët vetëm pas tre minutave e panë veten në disavantazh, pas një gafe të portierit Lloris.


Brighton nuk u tërhoq, pavarësisht avantazhit dhe në minutën e 32-të dyfishoi shifrat me anë të djaloshit Conolly. 19-vjeçari u lirua mjaft mirë brenda në zonë dhe tundi rrjetën për herë të dytë, duke çuar tifozët e tij në festë.



Në pjesën e dytë pritej një reagim nga Tottenham, por londinezët nuk u shfaqën për asnjë çast kërcënues. Si për ta bërë pasditen e Pochettinos më të errët, Aaron Conolly gjeti edhe golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal në minutën e 65-të. Irlandezi depërtoi në mënyrë perfekte me topin në këmbë dhe me një goditje preçize mposhti përsëri Gazzanigan, duke mbyllur gjithçka në shifrat 3-0.



Etiketa: , ,

Pas