Busti ishte zhdukur. Tani e ka edhe atë.
Roma vazhdon t’i paguajë “haraç” ish-kapitenit Francesco Totti. Brenda galerisë “Plus Arte Puls”, në “Viale Mazzini 1”, do të ekspozohet busti i “Aeterno”, i dedikuar për numrin 10 të mëparshëm verdhekuq.
Do të ketë një ngjyrosje të dyfishtë (statuja e bardhë dhe fanella e kuqe), teksa statuja paraqet tiparet e të njëjtit Totti.
Natyrisht, shkrimi i “Roma 1927” është qartësisht i dukshëm në gjoks.
Vepra u krijua nga artisti romak, Stefano Mezzaroma, i lindur në vitin 1984 dhe do të ekspozohet para publikut për herë të parë nga 10 deri më 12 maj./TeleSport