Aktualitet

“Toyota Auris”, sekuestro llogari bankare e prona në Gjirin e Lalzit







               Publikuar në : 15:39 - 17/07/19 |
mapo.al

Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar asete dhe pasuri që rrjedhin nga veprimtari kriminale. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit njofton se ka finalizuar fazën e dytë të operacionit policor “BIZARK”. Vendoset sekuestro preventive mbi llogari bankare, truall dhe ranishte në pronësi të pjesëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal.


Burime për MAPO bëjnë të ditur se pronat janë sekuestruar për llogari të hetimeve për çështjen “Toyota Auris”, ku një vit më parë në Portin e Durrësit u bllokuan në një automjet që vinte nga Belgjika, 3.4 mln euro. Pronat e sekuestruara janë në pronësi të grupit kriminal që solli shumën e parave. Policia jep vetëm inicialet e pesë personave që u janë sekuestruar pronat si A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M.

72 mijë euro, truall dhe apartamente të sekuestruara
Më konkretisht, janë sekuestruar llogari bankare prej 72 mijë euro në llogarinë e Shoqërisë me inicialet “TRC” sh.p.k, ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës, ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës, toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës, Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2, sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.

Njoftimi i plotë i policisë
Njësia Hetimore pranë Task-Forcës Speciale Qendrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, zhvilloi fazën e dytë të operacionit policor “BIZARK”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”, faza e parë e të cilit është finalizuar në datën 24.06.2018.

Në këtë kuadër u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, duke vënë nën sekuestro preventive disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve shqiptarë me iniciale: A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M.

Bazuar në Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, u vendosën nën sekuestro pasuritë:

– Shuma prej 72 000 € Eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;

– Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2, sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.

Vazhdojnë veprimet procedurale në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për kalimin në administrim nga shteti të të gjitha këtyre pasurive.

Policia e Shtetit është e vendosur që nëpërmjet strukturave të specializuara të saj, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, të gjurmojë, evidentojë dhe sekuestrojë të gjitha pasuritë që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas