Aktualitet

‘Toyota Yaris’/ Basha-Berishës: Keqardhje, trillime identike si të Ramës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 01:43 - 24/11/21 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës nga ‘Foltorja’ e Matit nga ku tha se kryetari i PD ka përfituar nga “Toyota Yaris” në bashkëpunim me Taulant Ballën.






Përmes një reagimi në Twitter, Basha shprehet se Berisha po bie poshtë e më poshte më trillime tipike si të Edi Ramës.


“Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale“, shkruan Basha.







Lideri historik i PD hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Bashës, duke i kërkuar këtij të fundit që të bëjë transparente për demokratët nëse ka ndarë apo jo para me Taulant Ballën, pasi denoncoi mbërritjen me ‘Toyota Yaris’ të 5 mln eurove, nga të cilët në Portin e Durrësit erdhën 3.5 mln euro.




Berisha akuzoi gjithashtu Bashën se i ishte fshehur prokurorëve belgë kur ata kishin ardhur në Shqipëri për të bërë hetime.



“Meqë jam sot para jush, do t’i kthej një përgjigje. Tre-katër ditë më parë u ankua se po e sulmoj me fjalët e Edi Ramës. Tani do t’i them: peng Basha në qoftë se Edi Rama apo cilido thotë një gjë që qëndron, Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Edi Rama të ka përmendur ty ‘Toyota Yaris’ në parlament, por është e vërtetë që ai e mban peng me ‘Toyota Yaris’ Lulzim Bashën sa për dijeni. Prandaj peng Basha, dil e sqaroje aferën e ‘Toyota Yaris’, ndave apo jo para me Taulant Ballën në atë aferë.

Na ngrihet një ditë të bukur në parlament, ditë të martë dhe thotë se ditën e shtunë do vijnë Toyotat me 5 mln euro. Ku e mësove këtë i thashë, më informuan tha. Por e çuditshme ishte kjo, eurot erdhën, por nuk u kthyen. I thashë pse nuk u kthyen ato euro pasi ti njoftove, epo tha ndiqeshin me GPS. Ashtu i thashë unë, mirë. I ndiqnin me GPS. Çudi i them unë, shumë çudi kjo punë. Eurot nuk u kthyen mbrapsht, ndonëse kishin 3 ditë për t’u kthyer e për të shkuar dhe në Australi apo Afrikë e Jugut po të donin. Erdhën në Durrës 1.5 mln euro më pak. Kanë ardhur disa herë hetuesit belgë dhe z. Basha iu fshihet dhe nuk iu shkon. Nëse Edi Rama t’i përmend, të mban peng, unë dhe demokratët të kërkojmë transparencë”, u shpreh Berisha.

5


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas