Pak dite me pare u mbajt seanca gjygjësore për padinë e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Balla ka paditur Bashën për shpifje ndaj tij, lidhur me akuzat per shumen e gjetur në dy makinat “Toyota Yaris”. Për kete shume, kreu i PD-së Lulzim Basha eshte shprehur se kreu i grupit parlamentar të PS-së, ishte garant pwr kalimin e tyre.
Sot Basha eshte paraqitur prane Prokurorise Tirane per te dhene deshmine e tij rreth kesaj ceshtje
Më 20 Qershor të 2018-ës 3.4 mln euro të padeklaruara u gjetën brenda dy automjeteve tip ”Toyota Yaris”, pa targa. Mjetet ishin pjesë e 9 makinave që transportoheshin me kamionë nga Belgjika dhe mbërritën me traget me linjën e Ankonës në Durrës.