Aktualitet

Toyota Yaris, përplasja e fortë mes Berishës dhe Bashës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:23 - 03/12/21 |
mapo.al

Një dokument që ka publikuar mbrëmë Syri-tv, ka risjellë një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pikërisht lidhur me Toyota Yaris, një çështje e drejtësisë, e një tentative për pastrim parash, të denoncuar në vitin 2018 nga Lulzim Basha në Parlament.






Dokumenti i bërë publik, tregon se Prokuroria Belge e kërkon Bashën si dëshmitar atje, dhe pas disa mosparaqitjeve, flet edhe për thirrje me forcë.








Kujtojmë se makina e kapur me 3.4 mln euro në Durrës, ishte nisur nga Belgjika. Basha ka dhënë një dëshmi për organin e akuzës së vendit të BE, por mesa duket, ata kanë ende pyetje dhe çështje për të zbardhur.




Sali Berisha e komentoi këtë mbrëmë në Syri-tv, pasi më parë ka thënë se Basha është peng tek Rama përmes kësaj dosje.



Në mënyrë absolute nuk kam patur asnjë dijeni. I kam thënë Lulzim Bashës kur ka bërë atë deklaratë, që kjo që the rrezikon të prishë operacionin dhe nuk mund të bëhej në këtë mëyrë. Pse më tha? Sepse ata mund të mos vinë. Mund të devijojnë rrugën eurot dhe Toyotat. Më tha që po ndiqen me GPS në makinë. E pyeta nga e more vesh se kjo tingëllon keq, është një paralajmërim që i bëhet grupit kriminal që të mos hyjë në Durrës dhe pritësve që të mos dalin në Durrës. Jo, jo më tha, nuk kanë ku të shkojnë. Ditën tjetër kanë ardhur hetues belgë dhe ky ka shkuar me prokurorët e SPAK ose Tiranës, ka dëshmuar, por nuk më ka thënë asgjë se çfarë ka dëshmuar. Kur Edi Rama i rikujtoi dosjen belge atëherë sigurisht, unë jam politikan kam nuhatjen time, dhe e mendova se procesi në Belgjikë vazhdon. Del kryetari i opozitës dhe dekonspiron një operacion i cili nuk mund të them ishte i organizuar, për të zbuluar grupet kriminale. E pyeta kush të njoftoi ty Lul, më tha, një kamarier më mori në telefon nga jashtë. Ti duhet të qartësohesh se ku… Më tha nga një restorant mes Belgjikës dhe Gjermanisë, por nuk më tregoi vendin. Nga emisioni juaj mora vesh se Belgjika ka dosje të veçantë nga prokuroria shqiptare, ku në mënyrë të çuditshme përfshin, krahas anëtarëve të grupit, edhe Lulzim Bashën. Duke kërkuar marrjen e tij forcërisht etj. Pra, nuk kam ditur se ekziston një dosje në Belgjikë e hapur për Lulzim Bashën për ndjekje penale apo dëshmi me forcë. Sonte i mësova këto dhe vetëm sonte. Por kur Edi Rama ia hodhi në Parlament dosjen aty mora vesh se Edi Rama e dinte për këtë pa diskutim”.

Paralelisht me këtë debat, Lulzim Basha ishte në studion e News 24, ku edhe u pyet për këtë temë. Basha mohoi gjithçka.

Lexo edhe :  “Dy herë gabim” - Debati i fortë i Lubonjës me Bashën

Kam dhënë dëshminë e plotë. Jam i gatshëm të jap dëshminë. Dëshmia është dhe në SPAK, edhe para zyrtarëve belgë. Unë udhëtoj që sonte drejt Brukselit dhe kam udhëtuar dhjetëra herë. Për herë të fundit kam qenë në qershor. Nuk jemi në rrafshin e trillimeve. Nëse ka nevojë të jap dëshmi përsëri e jap kudo. Kjo është shenjë dëshpërimi që për të justifikuar trillimin që Basha është peng, do të dëgjoni trillime të tilla.Si mbahet peng Lulzim Basha, që ka 8 vite që bën opozitë. Kultura e vjetër, e linçimit që të justifikojë atë që ka thënë, që s’e kthen dot, që ky është peng, s’ka si e justifikon. Nuk është hapur kurrë një çështje ndaj meje në SHBA. Të gjitha këto, përveç përpjekjes për të manipuluar njerëzit të lodhur nga 25 prilli prej masakrës zgjedhore, nuk ka asgjë tjetër, janë trillime. Jam ftuar për të vizituar SHBA-të dhe siç kam qenë do të vazhdoj të jem në institucionet e Amerikës. Ata më kanë njohur si partner kur kam çuar Shqipërinë e NATO-s. Më kanë njohur si kryetar të opozitës. Më kanë njohur dhe në çështjet të tjera që kanë të bëjnë me gjeostrategjinë”, tha Basha.

 

 

6


Etiketa: , , ,

Pas