Edhe Jurgis Cyrbja ka reaguar ndaj deklarates se Lulzim Bashes, sipas te cilit, ai eshte nje nga deputetet te perfshire ne ceshtjen e “Toyota Yaris”, ku u gjeten 3.4 mln euro te fshehura.
Postimi i plotë i Jurgis Cyrbes
Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës.
E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje!
Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës.
Menjëherë padi për këtë humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike.
E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!