Duke folur para veteranëve të luftës Nacional Çlirimtare dhe pasardhësve të tyre, kryeministri Edi Rama tha se, “vetëm tradhëtarët e diskutojnë datën e çlirimit”.
Së bashku me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, ata kishin shtruar një drekë për familjet e dëshmorëve.
“Gëzuar 70 vjetorin e çlirimit të atdheut. Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë dëshmorët. Qeverisja jonë është këtu për të mishëruar ëndrrat dhe dëshirat e dëshmorëve të atdheut”, tha gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama.
Ai theksoi se, “datën e diskutojnë vetëm ata që tradhëtuan dhe ata që nuk ishin fare në luftë.” “Keqardhje për ata që duan të cënojnë 29 nëntorin, 29 nëntori nuk ka lidhje me sistemin që erdhi pas lufte’, u shpreh gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama.
Ndërsa kreu i Kuvendit vuri theksin te lufta e popullit për t’u çliruar. “Nëse nuk do të ishte 29 nëntori nuk do të ishim dhe ne këtu për ta kujtuar”, tha kryeparlamentari Ilir Meta.
Pra kjo eshte e verteta Shqiptare mos besoni tek fjalet e EsadPash Saliut dhe Lul Trifunoviqit bazohuni tek fjala i Ilir Metes qe po te mos ishte 29 Nentori nuk do te ishim edhe ne plotsishte e vertet ju lumte Ilir dhe Edi bani kete qendrim se ndryshe sjeni as Shqiptar.
Nese behet fjale per ( tradhetare ); keta jane edvinet dhe zorzopet qe i shkojne mbrapa! Gjithmone eshte e momenteit thenia: ” Hajduti ,therret me fort ! Kapeni hajdutin” Nese ka nje shqiptar qe i beson; Edverit, eshte i genjyer perjete !
Temen,o!- Jeni me te shpejte se drita! Perpara se se dikush shkruan komentin, qe nuk ju vjen per mbare; Pergjigjeni : “Sikur e keni thene nje here”! Tani del pytja! sikur e kam thene nje here, apo sikur nuk e kam thene nje here ! Nuk mund te egzistoje fjala “sikur” ; o eshte thene ose jo ! Kjo eshte pergjigja e nje gazete serioze…….
Karnevale!!!