Aktualitet

Trafik droge dhe organizatë kriminale, SPAK kërkon 15 vite burg për Domart Konjarin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:52 - 28/04/20 |
mapo.al

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme dënim me 15 vite burg për Domart Konjarin. Konjari akuzohet për “trafik narkotikësh” dhe “organizatë kriminale”.


Ai u arrestua në nëntor 2015 për llogari të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet franceze të drejtësisë. Konjari u lirua nga qelia 5 muaj më vonë, pasi Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.


Në nisje të gjykimit të tij tek Krimet e Rënda, që vijoi më pas në Gjykatën Speciale, gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit të tij për ta transferuar procedimin në Francë.


Ai është i akuzuari kryesor për ekzekutimin e Devi Kasmit, me të cilin kishte pasur edhe bashkëpunim në fushën e narkotikëve. Madje dyshohet se drejtonin bashkë në Spanjë një grup të trafikut të drogës, një nga furnizuesit e Europës me kokainë.



Etiketa:

Pas