Aktualitet

Trafik droge dhe vjedhje, ekstradohen nga Franca dhe Gjermania 2 shqiptarë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:00 - 29/12/20 |
mapo.al

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.



Ekstradohen nga Franca dhe Gjermania, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit Aranit Susaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.



Shtetasi Aranit Susaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në vitin 2010, ka kryer vjedhje me dhunë në banesën e shtetasit P. L. në fshatin Grude e re, Shkodër.



Gjithashtu, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Tropojë, për veprën penale “Falsifikimi dokumenteve”. Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 1 vit burgim për këtë vepër penale.

Lexo edhe :  Gjermani – Vaksinohet personi i parë kundër koronavirusit

Po nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Altin Koci, 46 vjeç, lindur në Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë.

Më datë 15.07.2015, në Port Durrës, gjatë një kontrolli policor në automjetin që drejtonte ky shtetas u gjet një sasi prej 8 kg e 423 gramë lëndë narkotike heroinë, të cilën ky shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, po tentonte ta trafikonte jashtë vendit.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas