Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Trafik droge e korrupsion, KLP pezullon prokurorët Maksim Sota e Edmond Karriqi

by mapo.al
05/07/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka pezulluar nga detyra prokurorët Maksim Sota dhe Edmond Karriqi, të cilët ndodhen në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Prokurori i Vlorës akuzohet se ka bashkëpunuar me bandën e trafikut të drogës të cilët trafikuan drejt Italisë 6 ton drogë, ndërsa 28 prej tyre u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të mega-operacionit “Shpirti”.

Në dosjen e Prokurorisë, janë përgjimet e grupeve kriminale, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer para autoriteteve italiane fakte e prova që kompromentojnë dhe implimentojnë në veprimtari kriminale prokurorin Maksim Sota.

Donjol Drolli, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, u shpreh se kreu i grupit kriminal, Ilirjan Ducellari, ku ai bënte pjesë, i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit Sota jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Sipas tij, prokurori kishte dijeni që Ilirjan Ducellari (Zaimi) ishte i përfshirë në trafik droge dhe pavarësisht kësaj ai ka qëndruar në këtë banesë.

Njoftimi i KLP
Me 10 vota pro (në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi), KLP pezullon nga detyra prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota për shkak të masës së sigurisë personale “arrest me burg”, respektivisht “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit. 

***

Për shkak të pezullimit nga detyra të prokurorit Edmond Karriqi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, i caktuar përkohësisht si Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, Këshilli vendosi transferimin përkohësisht, me pëlqimin e tij, të Xhevahir Lita, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, i cili do të ushtrojë detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Kukës, përkohësisht  nga data 05.07.2021 – 04.01.2022.

Gjithashtu, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi me votë unanime, që prokurori Xhevahir Lita të caktohet përkohësisht të ushtrojë edhe funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për një afat tremujor, nga data 05.07.2021 – 04.10.2021, pasi ai i plotëson kushtet e përcaktuara në ligj dhe në Rregulloren përkatëse të Këshillit.

Tags: Edmond KarriqiKLPMaksim Sota

JU SUGJEROJME

Ne, Europa dhe Amerika: Interesat e vërteta dhe ato të rreme
Gjeopolitikë

Ne, Europa dhe Amerika: Interesat e vërteta dhe ato të rreme

18/05/2022
Flamuri u ngrit ndërsa ambasada e SHBA rihapet në Kiev
Bota

Flamuri u ngrit ndërsa ambasada e SHBA rihapet në Kiev

18/05/2022
Vrasje me armë zjarri në Sukth, qëllohet për vdekje një person
Kronika

Vrasje me armë zjarri në Sukth, qëllohet për vdekje një person

18/05/2022
Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!
Aktualitet

Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!

18/05/2022
Next Post
U plagos me thikë, ndërron jetë në spital 60-vjeçari në Gjirokastër

Krim në familje në Krujë, burri vret gruan me thikë brenda në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ne, Europa dhe Amerika: Interesat e vërteta dhe ato të rreme
  • Flamuri u ngrit ndërsa ambasada e SHBA rihapet në Kiev
  • Vrasje me armë zjarri në Sukth, qëllohet për vdekje një person
  • Rruga e mundimshme, por e pashmangshme nga do të kalojë Shqipëria
  • Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In