Mësohen emrat e 4 personave të arrestuar sot në Tiranë për trafik ndërkombëtar droge. Operacioni është kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në pranga ka rënë kreu i dyshuar i bandës, Leonard Duka dhe anëtarët: Elvis Gacaj, Oltion Loga, Dritan Agaj. Gjatë operacionit u sekuestrua drogë, dhe disa makina luksoze. Urdhër-arrestet janë firmosur nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndërkohë që janë kryer një sërë kontrollesh në disa banesa në kryeqytet. Gjatë aksionit janë sekuestruar disa armë dhe dy makina të blinduara.
Disa prej tyre janë arrestuar afër gjimnazit “Partizani” në Tiranë. Aksioni i policisë nuk kanë përfunduar ende për shkak se po kontrollohen imtësisht shumë banesa.
E shkuara e Elvis Gacajt
Elvis Gaçajt në vitin 2015 ishte objektiv i një atentati me armë ku mbeti i plagosur. Ngjarja ka ndodhur tek lulishte 1 Maji. Po kështu në vitin 1992 kur ishte vetem 17 vjeç, ai vrau me thikë një bashkëmoshatarin e tij. Për vrasjen e shokut ai bëri vetem 5 vite burg. Ndërsa në vitin 2008, në një njoftim zyrtar, policia tha se ishte arrestuar Elvis Gaçaj, lindur dhe banues në Tiranë, pasi ishte autor i dyshuar për plagosjen për motive të dobëta të shtetasit Sefer M., ngjarje e ndodhur më datë 26 korrik të atij viti. Edhe pas asaj ngjarjeje, ai mundi të rifitonte lirinë dhe para vitit 2010 ai kishte lënë ambientet e burgjeve. Por, nga ana tjetër, nga burimet policore mësohet se ai mbahej nën vëzhgim si person me tendenca në shpërndarjen e drogës, kryesisht jashtë vendit, në Itali, Holandë, Spanjë etj., ku kokaina mendohet se ishte fokusi kryesor.
Në ngjarjen e rëndë të 3 tetorit 2015, mbeti e vrarë Aurora Oskian, 30 vjeçe dhe Kevin Rugova, 23 vjeç. Ndërsa Elvis Gaçaj mbeti i plagosur. Në makinën tip BMW Seria 5, ndodhej edhe një vajzë tjetër, Eda Gj. shoqja e ngushtë e viktimës, e cila arriti t’u shpëtojë plumbave duke zbritur me shpejtësi nga makina.
Në foto: Elvis Gacaj