Aktualitet

Trafik droge nga Shqipëria në Itali, grupi kriminal vepronte prej 2015





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:14 - 30/06/20 |
mapo.al

Në operacionin e koduar “Kulmi”, bashkëpunim mes Antimafies italiane dhe SPAK në Shqipëri, së bashku me Policinë, u godit një grup kriminal prej 37 personash (nga të cilët 10 në Shqipëri), që vepronin prej vitit 2015 nga Vlora në drejtim të Barit, Itali.


Mediat raportojnë se grupi i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dyshohet se drejtohej nga Robert Muftari dhe Elton Hamza. Krahas të arrestuarëve në operacionin mes dy shteteve u sekuestruan edhe 40 milionë euro drogë.


Në operacion u përfshi “DIA” e Barit dhe Autoritetet shqiptare, me ndihmën e Zyrës Ndërlidhëse të Interforcës së Tiranës dhe Policisë shqiptare, si dhe me bashkëpunimin – në Itali – të Karabinierëve, Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza dhe DIA të Foggia, Lecce, Bolonja, Roma, Napoli dhe Catanzaro, me urdhër të DDA të Barit dhe Prokurorisë Speciale Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar të Tiranës – me Koordinimin e Eurojust (Hagë).


Media italiane immediatotv, jep momentet e arrestimit dhe disa detaje të operacionit ndër vite.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas