Aktualitet

Trafik droge, tritol e armëmbajtje pa leje, si u arrestua sot në Tiranë miku i Shullazit (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:05 - 14/05/20 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka arrestuar sot 33-vjeçarin Klajdi Gjeçi, person me precedent të theksuar kriminal. Ai ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit në 2019, e cila e kishte dënua në mungesë me masën ”Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Gjeçi është një emër i njohur për policinë, i arrestuar dhe liruar disa herë nga burgu për vepra të ndryshme penale. 33-vjeçari cilësohet si kreu i një bande të trafikut të narkotikëve në kryeqytet, ndërsa njihet edhe si miku i ngushtë i Emiljano Shullazit.



Klajdi Gjeçi, 33-vjeçari i arrestuar sot



Emiljano Shullazi, kreu i një grupi kriminal, ndodhet i arrestuar

Gjeci u lokalizua në rrugën “Sami Frashëri” pas marrjes së informacioneve nga policia, ku u bë i mundur dhe kapja e tij. Klajdi Gjeçi është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare dhe i akuzuar ndër vite që nga trafikimi i drogës deri tek kërcënimet me jetë të një biznesmeni.

Në 18 janar 2018 ai u arrestua, pasi akuzohej si personi që i vendosi tritol në automjet një biznesmeni pranë Kodrave të Liqenit.

Në 2012 është arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në 2015 për plagosje të rëndë me dashje, por në të dyja rastet çështjet janë pushuar.

Për armëmbajtjen pa leje 31-vjeçari u lirua pasi sipas vendimit, Policia nuk kishte marrë leje në Gjykatë për të hyrë në banesë, aty ku iu gjet edhe pistoleta.

Për plagosjen në maj të 2015, Klajdi Gjeci u lirua pasi personi i dëmtuar Enton Nushaj tërhoqi padinë. Ndërsa në dhjetor 2015 Klajdi Gjeci dyshohet se u mor peng nga 3 persona.

Të arrestuarit dhe vetë Gjeci dhanë dëshmi të paqarta, çka solli edhe lirimin e tyre, pasi Klajdi Gjeci tha se nuk i njihte personat e arrestuar.


Etiketa: , , ,

Pas