Bota

Trafikanti më i madh do e kalojë jetën në burg: Ja ç’bëri El Chapo pasi u dha dënimi






               Publikuar në : 19:22 - 12/02/19 |
mapo.al

Bosi i njohur i drogës, El Chapo, është shpallur fajtor për dhjetë akuzat e ngritura ndaj tij. Trafikanti i frikshëm meksikan u shpall fajtor nga një gjykatë amerikane. Joaquin Guzman, i njohur edhe si El Chapo, do e kalojë gjithë jetën pas hekurave.


Mes akuzave, shtatë janë për trafik droge, një për angazhim në sipërmarrje kriminale, një për pastrim parash dhe një tjetër për krime me armë zjarri. Këto akuza parashikojnë dënim të përjetshëm.

Mes personave të pranishëm në gjykatë në momentin e vendit ishte edhe gruaja e tij bukuroshe, Emma Coronel Aispuro.

Sapo u lexua dhe u përkthye verdikti, ai u kthye nga 29-vjeçarja, ish-mbretëreshë bukurie, dhe i ‘fryu’ një puthje me dorë. Ajo buzëqeshi në përgjigje dhe me lot në sy, i ngriti lart gishtin e madh.

Ata janë martuar që kur ajo ishte 18 vjeç. I shoqi i saj nuk shfaqi emocione kur u lexua dhe u përkthye verdikti.

Guzman, një nga figurat kryesore në luftërat meksikane të drogës që e zhytën vendin në kaos duke filluar nga viti 2006, u ekstradua në SHBA në vitin 2017, pas arrestimit në Meksikë.

Megjithëse edhe figura të tjera të kartelit Sinaloa ishin ekstraduar më parë në SHBA, Guzman ishte i pari që vendosi të dalë në gjyq në vend që të pranonte fajësinë.

Në gjyq u paraqitën dëshmi nga më shumë se 50 njerëz, të cilët i ofruan publikut një vështrim të rrallë mbi funksionimin e brendshëm të kartelit Sinaloa, i cili e merr emrin nga shteti veriperëndimor i Meksikës, ku Guzman lindi në një fshat të varfër malor.

El Chapoja kthye gati në legjendë për shkak të dy arratisjeve të tij dramatike nga burgjet meksikane si dhe për shkak të imazhit si një “Robin Hood” që ai krijoi mes banorëve të varfër të Sinaloas.

Prokurorët amerikanë thanë se Guzman arriti të trafikojë në Shtetet e Bashkuara tonelata kokainë, heroinë, marihuanë dhe metamfetaminë për më shumë se dy dekada, duke konsoliduar fuqinë e tij në Meksikë përmes vrasjeve dhe luftrave me kartelet rivale.

<
>
el1 el2 el3 el4 el5 el6 el7


Etiketa: , , , , , ,

Pas