Aktualitet

Trafikim narkotikësh dhe vrasje, emrat e të dënuarve që OFL u kërkon deklarimin e pasurisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:09 - 13/07/20 |
mapo.al

OFL u ka dërguar formularët 4 personave të dënuar për trafikim lëndësh narkotike dhe vrasje me dashje. Individët që duhet t’i përgjigjen kërkesës së OFL-së brenda 48 orëve janë:


Arian Begaj, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;


Ermal Lusha, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;


Poliksen Muçollari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”;


Eduart Sallaku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Përgjigjet do t’i dërgohen më pas SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

OFL, 13 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A.B., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

E.L., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

P.M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”;

E.S., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Etiketa:

Pas