Aktualitet

Trafikimi i 613 kg kokainë/ Dështon sërish seanca për Arbër Çekajn





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 07/07/20 |
mapo.al

Ka dështuar sërish seanca për Arbër Çekajn, pronarin e firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë.


Në seancën e sotme pritej që pala mbrojtëse të jepte konkluzionet dhe gjykata të shprehej me vendim.


Por për shkak të mungesës së avokatëve të Donaldo Lushajt, një prej të punësuarve të firmës së Çekajt, seanca ka dështuar sërish. Gjykata ka gjobitur me 5 mijë lekë avokatët e Lushajt.


Gjyqi ndaj Arbër Çekaj shtyhet që prej dhjetorit të vitit 2019.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas