fbpx

Aktualitet

Trafikonin dhe grabisnin emigrantë, arrestohen 5 persona në Shkodër






               Publikuar në : 13:43 - 20/09/19 |
mapo.alm

Pesë persona kanë rënë në pranga si pjesë e një grupi që trafikonin qenie njerëzore. Të arrestuarit akuzohen se kalonin emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Malit të zi apo vendeve të tjera në këmbim të një përfitimi monetar.


Por gjithashtu, trafikantët i dhunonin emigrantët dhe i grabisnin, gjatë rrugës që po i transportonin për në destinacionin e kërkuar. Konkretisht pesë të arrestuarit e sotëm, kanë tentuar të shmangin policinë dhe janë futur në pyllin e fshatiti Grudë.



Aty kanë dhunuar emigrantët që po kalonin në mënyrë të paligjshme dhe kanë tentuar t’u vidhnin sendet personale.

Pasi nuk ia kanë dalë dot, trafikantët janë larguar, por janë arrestuar më vonë pas idnetifikimit të tyre. Ata akuzohen për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ” Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe 3 automjete.

Njoftimi i policisë Shkodër

Finalizohet Operacioni “Stroke”, për parandalimin dhe goditjen e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër.

Në pranga  5 shtetas, pasi transportonin disa shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Këta shtetas gjatë rrugës po i transportonin shtetasit e huaj, i kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhnin sendet personale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra se disa persona po transportonin disa shtetas nga Lindja e Mesme, me qëllim kalim e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit dhe se këta shtetas ishin futur në pyllin e  fshatit Grudë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin ” Stroke”, si rezultat i të cilit u identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: G. N., 23 vjeç, Z. P., 32 vjeç, K. N., 26 vjeç, T. M., 39 vjeç dhe A. D. 24 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Të arrestuarit e sipërpërmendur dyshohet se kanë marrë disa shtetas të huaj të vendeve të treta, me qëllim për t’i transportuar për në Mal të Zi. Gjatë rrugës për të shmangur Policinë kanë ndryshuar drejtim duke i futur në pyllin e fshatit Grudë dhe aty kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhin sendet personale, por nuk kanë mundur dot dhe janë larguar.

Pas hetimeve intensive, u bë identifikimi dhe kapja e autorëve të  dyshuar, të cilët u arrestuan për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ” Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, me të cilat dyshohet që janë transportuar këta shtetas.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , , , , ,

Pas