Aktualitet

Trafikonin drogë dhe vidhnin makina-7 të arrestuar në dy operacione në Fier








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:46 - 06/10/20 |
mapo.al

Fier-7 persona janë arrestuar në flagrancë për vjedhje gomash, kultivim të bimëve narkotike dhe përvetësim dhe pastrim parash.


Bëhet fjalë për:


J. Dh., 71 vjeç dhe M. Dh., 42 vjeç, banues në Mërtish



E. H., 27 vjeç, banues në Patos


K. Sh., 21 vjeç, banues në Fier


E. Xh., 19 vjeç, banues në Roskovec

P. A., 53 vjeç, banues në Fier

E. E., 34 vjeç, banues në Fier

Specialistët për  Hetimin e Narkotikëve në Fier arrestuan gjatë operacionit “Mërtishi” babë e bir- J.Dh dhe M.Dh – pasi i  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 10 kg lëndë narkotike kannabis sativa të bëra gati për shitje.

Ndërsa gjatë operacionit “Shëtitësit”, Policia e Fierit goditi grupin që kryente vjedhjen e gomave të makinave në Lushnje, Fier e Durrës. U vendosën në pranga 5 autorë të dyshuar, si dhe u sekuestruan një pjesë e gomave të vjedhura.

E.XH. iu gjetën gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë disa bimë narkotike kanabis sativa të mbjella në oborr.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Mërtishi”, gjatë të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. Dh., 71 vjeç dhe M. Dh., 42 vjeç (babë e bir), banues në Mërtish, Divjakë, pasi gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa të bëra gati për shitje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, falë një pune të mirorganizuar është finalizuar operacioni policor i koduar “Shëtitësit”, si rezultat i të cilit është bërë i mundur zbulimi dhe dokumentimi ligjor i disa ngjarjeve kriminale në fushën e vjedhjes dhe krimeve kundër pasurisë.

Lexo edhe :  “Këtë do të shihni nëse nuk mbani maskë”, doktori amerikan tregon me video procesin e intubimit

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. H., 27 vjeç, banues në Patos dhe K. Sh., 21 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”;
  2. Xh., 19 vjeç, banues në Roskovec, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;
  3. A., 53 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”;
  4. E., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se shtetasit E. H., K. Sh. dhe E. Xh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 5 rasteve të vjedhjes së gomave të automjeteve të ndryshme në qytetin e Lushnjës, Fierit dhe Durrësit. Gjatë kontrollit në gomisterinë e shtetasit P. A., në Patos, dhe në gomisterinë e shtetasit E. E., në Sheq, Fier, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga gomat e vjedhura.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së shtetasit E. Xh., në Roskovec, gjetën të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas