Aktualitet

Trafikonin kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Itali (Detajet)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:17 - 24/02/20 |
mapo.al

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në L’Aquaila të Italisë, pasi dyshohet se trafikonin lëndë narkotike të llojit kokainë. Karabinierët, përpos drogës, kanë sekuestruar edhe para, të dyshuara se kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.


Karabinierët kanë vënë në pranga dy shqiptarët të lindur përkatësisht në vitin 1990 dhe 1991, të dy përgjegjës për trafikim të kokainës. Të arrestuar për këtë rast janë A.P. dhe D.B. Operacioni, i realizuar mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Torriones ka përfunduar me prangosjen e të rinjve, shkruajnë mediat italiane.



Karabinierët sekuestruan 2.5 gramë kokainë të ndarë në doza dhe shumën prej 800 eurosh. Në përfundim të operacionit, dy shtetasit shqiptarë u dërguan në burgun “Le Costarelle”. Arrestimi më pas u vërtetua nga Gjykata.


Një operacion tjetër u krye të premten në mbrëmje. Karabinierët kontrolluan dhe i gjetën kokainë një shqiptari me inicialet X.O., i lindur në vitin 2000.

Gjatë operacionit, karabinierët gjetën dhe sekuestruan materiale të përshtatshme për paketimin e lëndës narkotike dhe shumën prej 900 eurosh, që besohet se ishin të ardhura nga veprimtaria e paligjshme e tregtimit të drogës. Duke pasur parasysh moshën e tij, policia italiane vendosi ta procedojë atë në gjendje të lirë.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas