Një i ri 25 vjeç është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi akuzohet për trafikim të armëve dhe të lëndëve narkotike. I arrestuari me iniciale J.P., është banues në Pogradec.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i armëve dhe municioneve” ,”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Për veprime të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.