Kronika

Trafiku Shqipëri-Itali/ Sekuestrohen 4 tonë drogë, kush janë shqiptarët e përfshirë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:15 - 11/06/20 |
mapo.al

Guardia di Finanza ka finalizuar operacionin “Beached”, ku synohej bllokimi i një gomoneje që përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike midis Shqipërisë dhe Puglias, në Itali.


Mëngjesin e ditës së sotme (11 qershor) policia italiane ekzekutoi një urdhër për arrestimin e 17 personave, 13 prej të cilëve u lanë nën arrest shtëpiak dhe për katër u vendos mbajtja në ambientet e paraburgimit.


Policia Tatimore e Komandës Provinciale të Brindizit dhe Departamenti i Operacioneve Ajrore dhe Detare të Barit, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Leçes bëri të mundur sekuestrimin e mbi 4 mijë kilogramëve marijuanë, mbi gjysmë kilogram kokainë, 27 mijë euro para të thata, një varkë, tre makina dhe një motor.


Midis 17 personave të arrestuar janë edhe 9 shqiptarë, që jetojnë midis krahinave të Romës, Arezzo, Rimini dhe Forlì.


 Hetimet


Si rezultat i hetimeve është zbuluar një bashkëpunim shumë i mirë mes shqiptarëve dhe italianëve për importin, transportin, posedimin dhe shitjen e sasive të mëdha të marihuanës.

Mediat fqinje shkruajnë se droga e sekuestruar vinte nga e ashtuquajtura “Rruga Ballkanike” dhe ngarkohej në gomone të fuqishme që e kalonin në vendin fqinj dhe përveç shesheve të tregtimit të drogës në provincat e Brindisi dhe Taranto, ajo ishte e destinuar për blerësit që ndodheshin në rajone të tjera qendrore-veriore.

Hetimet filluan në fund të vitit 2017, pas një ndjekje që përfundoi me braktisjen e një gomoneje të ngarkuar me drogë në plazhin e Kosta Merlata dhe arratisjen e dy personave që ishin në bordin e saj.

Ndër personat që kanë rënë në pranga ditën e sotme janë:

Teodoro Vindice, 44 vjeç, nga Brindisi;

Pierluigi Chionna, 40 vjeç, nga Francavilla Fontana;

Francesco Cardone, 31 vjeç, nga Martina Franca (Taranto);

Khay Blushaj Benard, 42 vjeç, nga Shqipëria;

Dharda Zaimir, 36 vjeç, nga Shqipëria;

Troqe Amarildo, 30 vjeç, nga Shqipëria;

Ymeri Klajdi, 39 vjeç, nga Shqipëria;

Hoxha Kreshnik, 32 vjeç, nga Shqipëria.


Etiketa: , , , , , , ,

Pas