Aktualitet

Trafikuan 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi/ Kush janë shqiptarët e arrestuar (Emrat)





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:46 - 25/01/20 |
mapo.al

Autoritete greke japin detaje të reja nga superoperacioni antidrogë i zhvilluar dje në zonën e Agrinjos, pranë Patras. Gjashtë shqiptarët e përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drograve të forta janë: Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Lek Doda, Sandër Pemaj, Erlin Zotaj dhe Maksim Preçi.


Sipas deklaratës për media të drejtorit të Sigurisë së Attikës, gjeneral Petros Jeffery, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me zyrën e DEA të Ambasadës Amerikane në Athinë, Autoritetet Policore shqiptare dhe ato spanjolle.



Gjenerali Jeffery ka thënë se sasia prej 1 ton e 181 kg kokainë e kapur dje, është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë nga Divizioni i Parandalimit të Drogës në Greqi. Kjo organizatë kriminale e cila në përbërje kishte 6 shqiptarë, 1 maroken dhe 1 turk transportohte drogë në mënyrë sistematike përmes anijeve me vela nga Karaibet në Europë dhe Afrikën Veri-Perëndimore.


Në deklaratën e autoriteteve greke, thuhet se grupi është mbajtur në mbikqyrje sistematike nga ekipet e DEA dhe policive të tre vendeve për 6 muaj me rradhë.

“Në kuadër të hetimit sistematik kemi analizuar të gjitha të dhënat në dispozicion, kemi verifikuar dhe kontrolluar të dhënat e mbledhura, kemi krijuar profilin e të përfshirëve dhe kemi identifikuar rolet e tyre individuale në funksionimin e organizatës kriminale, gjë që na mundësoi të konstatojmë plotësisht përbërjen dhe veprimin e saj.

Menaxherët e organizatës kriminale banojnë përgjithmonë jashtë vendit dhe në veçanti në një vend evropian, nga ku drejtojnë veprimin e anëtarëve të tjerë në të gjitha fazat e veprimtarisë së tyre kriminale, nga gjetja e anijeve e deri te transportimi i drogës nga Karaibe, në vendet evropiane dhe afrikane veriperëndimore”, ka thënë drejtori i Sigurisë së Attikës.

Pooo

 

Κατέσχεσαν έναν τόνο κοκαΐνη


Etiketa: , , , ,

Pas