Kronika

Trafikuan 1.6 ton kokainë drejt BE, kërkohen 21 vite burg për dy të akuzuarit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:24 - 28/01/21 |
mapo.al

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodrani.





Më konkretisht SPAK kërkoi 11 vite burg për Beqirin dhe 10 vite për Shkodranin. Ata akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për pastrim parash dhe grup kriminal.


Atyre do t’u ulet 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Beqiri dhe Shkodrani janë pjesë të një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian.




Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal, dërgoheshin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani.


Ky i fundit më pas i dorëzonte tek shtetasi Astrit Beqiri në Shkodar.


Beqiri, është kunati i kreut të grupit, Sokol Krasnici, i arrestuar në Danimarkë, dhe paratë i kishte investuar në biznese të ndryshme.

1


Etiketa: , , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas