Aktualitet

Trafikuan heroinë nga Shqipëria në Greqi, arrestohen dy fierakët (EMRAT)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:26 - 21/07/21 |
mapo.al

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, policia ka arrestuar dy persona të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.






Të arrestuar janë Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela, të dy nga Fieri.


Sipas hetimeve ata rezultojnë se kanë organizuar trafikimin e lëndëve narkotike (HEROINË) nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.





“Hetimet në lidhje me këtë procedim penal janë kryer në kuadër te operacionit ‘Kujtesa’, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve të vazhdueshme me autoritetet e Drejtësisë së Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.



Nga hetimet e kryera është bërë e mundur mbledhja e provave, mbi bazën e të cilave janë ngritur dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela gjatë vitit 2016 në bashkëpunim me lidhjet e tyre kanë drejtuar trafikimin nëpërmjet koordinimit të transportit dhe trafikimit të lëndëve narkotike kryesisht të llojit heroinë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe më pas në vendet e tjera të BE-së,” thuhet në njoftimin e SPAK.



17


Etiketa: , , ,

Pas